Rozë

A ishte kënga e tij e fundit dedikim për ish-të dashurën ruse? Këngëtari nga Kosova: Jo!

Don Xhoni ishte një nga të ftuarit e Luana Vjollcës në “Zemër Luana”. I vendosur brenda një zemre të madhe në skenë, Don duhej t’u përgjigjej pyetjeve mbi dashurinë apo vajzave VIP me të cilin e kanë bërë të lidhur. Një nga pyetjet pikante ishte mbi ish-të dashurën e tij ruse, Ariana Lirey.

“Ish-e dashura jote ruse, Ariana Lirey nëpërmjet rrjeteve sociale shprehet se kënga me Era Istrefin, është një dedikim për të madje edhe të falenderon. Çfarë do t’i thoje sonte asaj nga skena e “Zemër Luana”?”, ishte kjo pyetje që iu drejtua Xhonatanit, i cili ia ktheu me pyetje dhe u shpreh kështu:

“I them: ‘A të mungoj?’. Kënga me Erën nuk është dedikim për të (Ariana), por për një vajzë tjetër; e cila është edhe më e bukur se ruse!”.

MË TË LEXUARAT

To Top