I ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, Amos Muji Zaharia iu përgjigj disi çuditshëm pyetjes: “A ishte ti personi që pyeti Kristin: ‘A të pëlqen Olta?’.”
Nëse nuk jeni përditësuar me çfarë ka ndodhur: Ditë më parë, banorët e BBVA patën mundësinë të bënin pyetje anonime kundrejt njëri-tjetrit. Dikush, pyeti Kristin: “A të pëlqen Olta?” Gjatë diskutimit në prime, ishte Luizi ai që komentoi këtë pyetje duke aluduar se ishte i sigurt që pyetja ishte bërë nga një banor dhe jo banore. Sipas Luizit, pyetja ishte e rëndë duke marrë në konsideratë faktin që Olta është një grua e martuar. Personi që bëri pyetjen nuk reagoi.
Pse njerëzit dyshuan që ishte Amos? Sepse regjia – që ndoshta ka qenë në dijeni – fokusonte gjithë kohën Amosin.
I pyetur nga Ardit Çuni në “Big Brother VIP Fan Club” nëse ishte ai personi që bëri pyetjen, Amos u përgjigj: “Unë nuk e mbaj mend fare se çfarë pyetje i kam bërë Kristit. Unë mbaj mend vetëm pyetjen që i kam bërë Oltës dhe më duket se ka qenë ‘Kë ke mik këtu brenda?’.”
“Aty ishin 15 pyetje dhe unë mbaj mend vetëm pyetjen që i kam bërë Oltës. Ok, le ta shohim kështu: Le ta zëmë se e paskërkam bërë unë. Ku do të qëndronte problemi? Nëse nuk ka ndonjë problem, pse ky reagim?” shtoi ai. “Unë thashë që nuk mbaj mend të gjitha pyetjet që kam bërë, përfshirë këtë. Nëse do ta kisha bërë unë, do ta mbaja mend. Unë mbaj mend vetëm pyetjen që i kam bërë Oltës.”
Përgjigjja e Amosit është disi e çuditshme, për vetë faktin kjo pyetje u diskutua gjatë prime-it pak ditë pasi banorët kishin bërë pyetjet. Pra, kur Luizi e hapi si diskutim, në mendjen e Amosit duhet të ketë qenë “Po, e kam bërë unë këtë pyetje që po diskutohet” ose “Jo, nuk e kam bërë unë këtë pyetje”.
“Nuk e mbaj mend” nuk është fort bindëse.