Një situatë e tensionuar është regjistruar në emisionin e dashurisë “Përputhen” që transmetohet në “Top Channel”. Viktori është “për plasur” ashpër me opinionisten Neda Balluku, pasi kjo e fundit po komentonte takimet e tij me vajzat.
Konkurenti e kundërshtoi dhe i përmendi opinionistes familjen dhe shtatzëninë, por ndërhyri moderatorja Bora Zemani. Pjesë nga debati: Neda: Ti ulu atje me gocat hiq dhe mjekrën dhe ulu te gocat,
Viktori: Ti ke ndonjë motër? Ke ndonjë motër ngaqë ti je shtatzanë, nëse ke ndonjë motër ta shikojmë këtë femëroren. Bora: Në këtë moment jashtë! Viktori: Për cfarë?
Bora: Të lutem jashtë programit. Dil jashtë. Situatë shumë e shëmtuar. Neda: Ti shko në Itali po ta vari ndonjëra. Hiq mjekrrën e bëhu burrë.
Bora: Neda të lutem të qetësohesh. Neda: Merr avionin e mos u kthe më. Bora: Të lutem të qetësohesh ti. Neda: Jam shumë e qetë.shih videon ketu
Kujtojmë se Neda është në sezonin e saj të parë si opinioniste në BBV dhe ka pasur vazhdimisht përplasje me Arjan Konomin, opinionisti tjetër prej disa sezonesh në këtë format.