Leximi

A mund ta bëjnë dot shqiptarët këtë? Njihuni me çiftin që u martuan vetëm me 500 dollarë

Nuk është sekret që dasmat mund të jenë vërtet të shtrenjta, por një çift nga Los Angeles gjeti një mënyrë për shpenzime të vogla në ditën e tyre të madhe.Kiara dhe Joel Brokenbrough ishin në gjendje të merrnin gjithçka për vetëm 500 dollarë, që është shumë më pak se mesatarja kombëtare prej gati 30.000 dollarësh në kësi rastesh, sipas një raporti të vitit të kaluar nga uebfaqja e planifikimit të dasmave “The Knot”.

“Qëllimi ynë ishte për shpenzime sa më minimale, – tha Kiara për “Good Morning America”. – Dhe ia dolëm të shpenzojmë sa më pak para”. Nusja dhe dhëndri thanë se ishin në gjendje ta bënin pikërisht këtë duke vënë kushtin për të mos hyrë në borxhe qysh ditën e fillimit të martesës së tyre.Për të nisur dasmën e tyre me kosto të ulët, Kiara filloi me veshjen e saj që e gjeti në faqen e internetit të shitësit të modës dixhitale “Shein” për vetëm 47 dollarë.

Kiara ndau përvojën e saj të blerjes së veshjeve në TikTok. Videoja ka tërhequr vëmendjen e pothuajse 1 milion njerëzve.“Nuk doja të shpenzoja shumë para për një fustan, sepse kisha mendësinë që do ta veshja këtë një herë për disa orë”, – shtoi ajo. Kur erdhi puna për uljen e kostove për dasmën aktuale, Kiara kujton se kishte dhurata të tilla si lule nga familja e saj.Çifti gjithashtu arriti të kursente para duke gjetur një vend të lirë, në një nga autostradat e Kalifornisë. Të ftuarit gjithashtu paguanin ushqimin dhe pijet e tyre.

Shqiptarë, merrni shembull! Ky çift në SHBA shpenzoi vetëm 500 dollarë për dasmën

MË TË LEXUARAT

To Top