Lajme

A mund të ärrestohet Putin? Tani është zyrtare Amerika e ka äkuzuar Rusinë për krimè lüfte

Administrata e Presidentit Biden akuzoi zyrtarisht sot Rusinë për kryerjen e kr imeve të luf tës në Ukrainë dhe tha se do të punonte me vende të tjera për të ndjekur penalisht shkelësit, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

“Sot, mund të njoftoj se, bazuar në informacionet që kemi aktualisht në dispozicion, qeveria amerikane vlerëson se forcat ruse kanë kryer kr ime lu fte në Ukrainë,” tha sekretari Blinken në një deklaratë të bërë publike ndërsa ai po udhëtonte për në Bruksel me Presidentin Biden për takimin urgjent të udhëheqësve të NATO-s.

Përcaktmi i qeverisë amerikane u bazua në një “shqyrtim të kujdesshëm” të burimeve publike dhe të inteligjencës, që kur Rusia nisi sul min e saj në Ukrainë muajin e kaluar, tha ai.

Kryediplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndajnë informacionin me aleatët, partnerët dhe institucionet ndërkombëtare të ngarkuara me het imin e akuzave për k rime l ufte dhe kr ime kundër njerëzimit.

“Ne kemi parë raporte të shumta të besueshme të su lmeve pa dallim ndaj civilëve, si dhe mizori të tjera. Forcat ruse kanë shk atërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, infrastrukturë kritike, automjete civile, qendra tregtare dhe ambulanca, duke lënë mijëra civilë të pafajshëm të v rarë ose të pl agosur”, tha Blinken.

MË TË LEXUARAT

To Top