Lajme

A mund të ketë një tërmet si ai në Turqi 7 ballë në Shqipëri, flet sizmologu: Kemi pllakë tjetër, ju lutem…

Lëkundjet sizmike që pu sht uan Greqinë dhe Turqinë, kanë fr ik ësuar edhe Shqipërinë, teksa lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë mes 6.6 dhe 7 të shkallës rihter, u regjistruan edhe nga Qendra Shqiptare e Monitorimit të Aktivitetit Sizmik.

Tërmeti në Turqi, shkon në 22 numri i të vdekurve, mbi 1 mijë të plagosur  (Foto dramatike) - Gazeta Mapo

Ky fakt është bërë i ditur nga sizmiologu Llambro Duni, i cili gjatë një interviste për Euro News, tha se tërmeti do të ketë pasgo ditje më të vogla krahasuar me lëkundjen e parë.

Sizmiologu Llambro Duni deklaroi:

Tërmeti ka rënë në zonën e Egjeut, që njihet si strukturë tektonike, e cila është e rrethuar nga epiqendra tërmetesh të forta. Edhe Instituti ynë e ka regjistruar dhe ka bërë vlerësimet e veta. Ishte tërmet shumë i for të dhe për shkak të thellësisë relativisht të vogël [të epiqendrës] efekti në sipërfaqe i kësaj ngjarjeje është shumë i madh dhe raportimet e para flasin për diçka të tillë për energji shumë të madhe të çliruar.

Për sa i përket cunamit, në Mesdhe ka pasur raste dhe ka mundësi për cunami, por personalisht mendoj se nuk do të ketë në këtë rast sepse lëkundjet kanë ndodhur pranë kontinentit, ndaj mendoj se thjesht do të ketë dallgë jo të konsiderueshme.

I pyetur nëse lëkundjet në Egje mund të nxisin lëkundje edhe në zona të tjera, si për shembull në Shqipëri, Duni tha se pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut.

Duni u shpreh se:

Jo! Kjo është një njësi tekto nike e veçuar, pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut ku është pozicionuar dhe vendi ynë, dhe padyshim nuk ka të bëjë me të.

Frika në Turqi: Një tërmet si i Shqipërisë mund t'ua merr jetën 30 mijë  njerëzve në Stamboll – AktivPress

MË TË LEXUARAT

To Top