Një listë në rritje e kompanive të Perëndimit për prodhim të ilaçeve janë duke u larguar nga Rusia, teksa pus htimi rus hyn në javën e tretë.
Novartis ka pezulluar të gjitha investimet dhe aktivitetin e saj, si dhe do të bëjë donacion tre milionë dollarë për organizata të ndryshme joqeveritare.
Eli Lilly ka thënë se ka ndalur investimet, promocionet dhe testimet klinike, si dhe eksportimin e ilaçeve jo të domosdoshme.
AbbVie, Bayer, Bristol Myers Squibb, Pfizer dhe Sanofi kanë njoftuar po ashtu se do të ndalin aktivitete të caktuara në këtë shtet.