Lajme

A mund të ndalet Putin tani? Biden takohet me ministrat e Ukrainës në Poloni

Presidenti Joe Biden dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes amerikane Antony Blinken dhe Lloyd Austin janë takuar për herë të parë me homologët e tyre ukrainas për të diskutuar se si “të fo rcohet aftësia e Ukrainës për të lu ftuar agre sionin rus”.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov u takuan me homologët e tyre në Varshavë përpara fjalimit të Presidentit më vonë sot.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, shkroi në Twitter: “Me Dmytro Kuleba ne po diskutojmë çështjet aktuale dhe bashkëpunimin në drejtimet politike dhe të mbrojtjes midis Ukrainës dhe Amerikës me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretarin Antony Blinken”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba shtoi: “Ne po takojmë homologët tanë amerikanë Sekretarin Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes në Varshavë së bashku. Ky format i veçantë 2+2 na lejon të kërkojmë vendime praktike si në sferën politike ashtu edhe në atë të mbrojtjes, në mënyrë që të forcojmë aftësinë e Ukrainës për të luftuar agresionin rus.”

Ndërsa lu fta në Ukrainë hyn në muajin e saj të dytë, udhëheqësit perëndimorë kanë kaluar javën duke u konsultuar mbi planet e emergjencës në rast se konflikti ndryshon.

MË TË LEXUARAT

To Top