Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti kanë qenë shumë të komentuar gjatë verës dhe shkak u bë bashkëpunimi mes tyre. Ata u shfaqën shumë të afërt në videoklip sa fansat e tyre menduan se kanë nisur një romancë.
E teksa ndjekësit mendonin se ata shumë shpejt do të tregonin se ishin bashkë, ata fshinë njëri-tjetrin edhe në “Instagram”.
Së fundmi ka qenë këngëtari, Ron Zaiti, ai i cili ka sqaruar të vërtetën e marrëdhënies me Semin. Teksa ishte i ftuar në “Prive”, Ronit iu kërkua të përshkruajë me një fjalë marrëdhënien e tij me Semin.
“Kolege prej ditës zero, keni gabuar pak”- u shpreh këngëtari i njohur.
Ndërsa foli për jetën private, Roni zbuloi se ka pasur vetëm një lidhje, kurse pyetjes se sa zgjat në një marrëdhënie i ntime ai iu përgjigj duke thënë: “20 minuta”.