Çifti i preferuar i publikut, Mikela dhe Erioni, vazhduan njohjen pas daljes nga programi. Me disa veprime në rrjetet sociale, u përfol që mes tyre ndoshta ka marrë fund çdo gjë.
Mirëpo, Mikela habiti ndjekësit me veprimin e fundit, në Instastory postoi një video ku shihet në një kafe nën shoqërinë e Erionit.
Se çfarë po “zihet’ mes tyre ende nuk dihet saktë, pasi dyshja po preferojnë t’i lenë gjërat enigmë për të gjithë.