Lajme

Agim Hodaj apel shtetit për ndihmë, prej 10 vitesh jeton pa ujë e drita

“Në një dhomë 6 metra katrorë brenda kësaj ndërtese jeton shtetasi Agim Hodaj nga fshati Shën Pjetër. Gjendja ekonomike e vështirë ka bërë që ky shtetas të jetojë në këtë dhomë pa plotësuar asnjë kusht minimal”.

Banesa e rrënuar në foto dikur ka qenë banesa e shtetasit Agim Hodaj nga fshati Shën Pjetër të Njësisë Administrative Seman.

Prej 10 vitesh jeton pa energji elektrike, ndërsa ujin e pijshëm mund ta sigurojë ku të mundet.

Hodaj: Bëj 10 vite që nuk kam as ujë e as drita. Këtu flej me të keq se nuk kam ku të shkoj.

I harruar prej vitesh pa asnjë përkrahje sociale, 48 vjeçari thotë se të vetmit që i vijnë në ndihmë janë komshinjtë e tij.

Hodaj: Këtu në fshat merrem me bujqësi, prashitje.

Nga pushteti vendor nuk ka marrë mbështetje, por për të siguruar sado pak të ardhura angazhohen për të punuar sipas nevojave të banorëve të zonës

I papunë dhe pa anje përkrahje nga shteti 48 vjeçari kerkon ndihmë për një banesë me kushtet minimale dhe një punë stabël.

MË TË LEXUARAT

To Top