Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar sot për ditëlindjen aktorin Florjan Binaj, i cili e imiton tek spektakli i Portokallisë kryeministrin.
Rama shkruan se nuk e kupton përse disa politikanë mërziten ku i imitojnë, pasi artistët janë një pasuri e vyer.
Postimi i plotë:
FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të fri kshme të audiencës televizive!
Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.