Shakira dhe Pique më në fund kanë arritur një marrëveshje. Këngëtarja do të transferohet në Miami vitin e ardhshëm së bashku me fëmijët, si pjesë e marrëveshjes së arritur me futbollistin dhe avokatët e tyre pas takimit 12-orësh.
Pique vendosi dje të sakrifikonte për të mirën e fëmijëve. Milani dhe Sasha do të fillojnë sezonin e ardhshëm shkollor në shkollën që nëna e tyre tashmë ka gjetur për ta në Miami.
Pas takimit, avokatët e ish-çiftit kanë konfirmuar për mediat se kanë arritur të arrijnë një marrëveshje me një deklaratë: “Të dyja palët janë të lumtura”, thanë ata.