Gjatë një bisede me Mikelën, Tea është shprehur se nuk i beson më Luizit që pasi ai tha “Mos të kisha Kiarën, kam Tean”.
“Unë atij nuk i zë besë asnjë fjalë më që nga ajo e prime. Nuk i besoj më t’i them gjëra që nuk dua t’i dinë të tjerët. Shumë tip i çuditshëm. Bën gallata okej, të kalon kohën në rregull, po është shumë i çuditshëm. Është 37 vjeç”, tha ajo.
“Vërtetë mendon se ndjen kaq shumë për Kiarën?”, e pyeti Mikela. “Nuk e do”, u përgjigj Tea, teksa shtoi se mund të jetë duke e përdorur për lojë. “I erdhi fati në derë”, shtoi ajo.