Ditët e fundit duket se për një tjetër dyshe të shtëpisë janë ndezur disa shkëndija romantike. Dj Dagz dhe Eixhel nuk i kanë kuryser batutat, ironitë dhe deklaratat kundrejt njëri-tjetrit.
Raporti i tyre ka patur ulje-ngritje duke konfuzuar një parashikim se çfarë mund të ndodhë mes tyre.
Mbrëmjen e djeshme, Fifi ka vendosur të qartësojë përfundimisht këtë marrëdhënie.
‘’A e pëlqen ti Arbrin”,- e pyeti ajo Einxhel.
Pas sekonda më vonë, përgjigja e gazetares do t’i vinte kapakun gjithë dyshimeve dhe konfuzionit mes tyre.
‘’Po e pëlqej’’,- deklaroi ajo.
Mbetet vetëm për tu parë se çfarë ka rezervuar e ardhmja për ta.