Këngëtari i njohur Dren Abazi, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën ‘After Party’, ku tregoi shumë detaje për jetën private dhe preferencat e tij. Ndër të tjera, Dreni, pohoi se është shumë romantik dhe që preferon të dhurojë trëndafila.
Gjithashtu ai tregoi se i preferon vajzat brune dhe mes dasmës private dhe asaj tradicionale,zgjedh të parën.
Ndërsa një lajm i keq vjen për këngëtaret dhe modelet, pasi Dren Abzai i pyetur se çfarë preferon më shumë nga të dyja, u përgjigj: asnjërën.
E përsa i përket pyetjes single apo i lidhur, Dreni i la të gjithë me dyshime, pasi nuk preferoi të përgjigjet. Kujtojmë se kënga e fundit e Dren Abazit është ‘Zj arr e akull’ e cila numëron më shumë se 400 mijë klikime.