Një telefonuese nga Sardenja rrëfeu në “Aldo Morning Show” në Tv Klan historinë e saj, nisur nga tema e ditës, për t’u bërë prindër në moshë të madhe. 10 vite më parë, kur Teuta u shpërngul në Itali te bashkëshorti i saj, ai i kërkonte një fëmijë, por problem ishte diferenca e madhe mes tyre në moshë.
Teuta: Kur kam ardhur, zotëria ka qenë 60 vjeç, unë kam qenë 34. Aldo: Aty-aty,po. Teuta: Tamam aty-aty. Zotëria kërkonte të kishte një fëmijë, jo andej-këtej, a do kisha unë një fëmijë timin, jo për egoizëm, por nuk ishte mosha e tillë, për atë, jo për mua. Ka çdo gjë moshën e vet dhe këto vitet e fundit kam punuar dhe me fëmijë shkolle dhe kam kuptuar që fëmija nesër-pasnesër kur të shkojë në shkollë do të ndihet i bu llizuar nga shoqëria, shokët e klasës.
Aldo: Pra, domethënë, Teuta, për ta kuptuar pak më qartë. Ti ishe në moshën 30 e ca vjeç dhe zotëria ishte 60 dhe të kërkonte ty një fëmijë. Për formën, mënyrën, janë të diskutueshme dhe ka mundësira aty. Çfarë ndodhi pastaj, tentuat?
Teuta: Unë nuk doja dhe nuk tentova asnjëherë sepse mosha ishte e tillë dhe mendoja që nesër fëmija im do ta vuante nga shokët e klasës, shkollës.
Aldo: Domethënë, ti vendose për jo për shkak të moshës së burrit apo ishte bullizmi? Teuta: Edhe për moshën e burrit, edhe për kushtet ekonomike që nuk kishim. Aldo: Pra, ti mendove që ti pak më vonë do ishe vetëm dhe s’do e rrisje dot. Bëre një lloj hesapi.
Teuta: Ajo është. Fëmija do prindër në moshë se pse unë do shkoja në punë, bashkëshorti është pensionist, do ta çonte ai në shkollë, do ndihej… Aldo: Para sa kohësh ka ndodhur kjo? Teuta: Para 9 vitesh, kur kam ardhur këtu.
Megi Latifi: E krisi kjo marrëdhënien tuaj bashkëshortore? Teuta: Jo, unë jam akoma me bashkëshortin. Por ajo dëshirë e tij, nuk mundesha sepse mendoja për fëmijën tim nesër. Unë isha në moshë të kisha një fëmijë dhe do doja të kisha një fëmijë tjetër.
Albana Çaushaj: A e ndieni nevojën për të patur një fëmijë sepse keni vënë moshën e partnerit përballë dëshirës tuaj për t’u bërë nënë?
Teuta: Për mua ka qenë shumë e vështirë sepse unë e kisha moshën dhe tani 43 vjeç që jam edhe mundet të jetë mosha akoma, por mendoj për nesër.
Aldo: Ta përmend ndonjëherë? Teuta: Vitin e parë, vitin e dytë, tani s’më thotë më gjë fare. Aldo: Tani është mbyllur si muhabet. Ndjesë se nuk të njoh, por se ç’paske një si peng, në fytyrë më lexohet një si peng, “sikur ta kisha provuar”.
Teuta: E vërtetë, unë e kam peng “sikur ta kisha provuar”, por mosha e tij…duhet të mendosh për nesër. Nuk po them se këta këtu jetojnë edhe 100 vjeç, por nuk është njësoj sepse fëmija duhet të ndihet mirë. Kur ta çojë prindi në shkollë pengohet rrugës sepse nuk e ka moshën e tillë.