Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lavdëruar Boris Johnson dhe Britaninë e Madhe për reagimin e saj ndaj pus htimit rus.
Në një intervistë me revistën Economist, ai tha se “Britania është padyshim në anën tonë” dhe “nuk po kryen një akt balancues”.
I pyetur nëse Johnson është më i etur për të dërguar a rmë sesa presidenti i Francës Emmanuel Macron, Zelenskyy u përgjigj: “Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një udhëheqës që po ndihmon më shumë.”
“Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull.”
Zelenskyy dhe Johnson kanë qenë në kontakt të rregullt përmes telefonit gjatë p ushtimit.