Një javë pas publikimit të fotos që bëri shumë bujë, ku shihet Ana duke fjetur në të njëjtin krevat me Arjonin, ky i fundit ka pranuar të jetë pjesë e programit për të dhënë sqarime ashtu si edhe Ana ka bërë nëpërmjet lidhjeve live në puntatat e kaluara të “Përputhen”.
Nëpërmjet një lidhje direkte, Arjoni është shprehur se ndihet i trazuar nga e gjithë sa ndodhi dhe ka deklaruar gjëra të cilat Ana i ka mohuar më herët.
Arjoni ka treguar se Ana nuk është njësoj si brenda në studio dhe jashtë saj. Ai rikujton një moment ku të dy nisën të kërcenin në studio dhe në pak momente e ndaluan. Arjoni thotë se arsyeja është se Ana kishte frikë se ai e puthte e kështu do të merrte fund gjithçka.
-Ku të mbeti qejfi në të gjithë histori?
Arjoni: Sjellja e saj jashtë dhe sjellja e saj në studio, vetëm po u pa me sy besohet. Komplet e pabesueshme, kam pasur shumë vështirësi ta kuptoja si ishte. Do të cek një moment kur kemi kërcyer në studio dhe u justifikuam sikur Ana nuk ndihej mirë, dhe nëse e shikoni mirë e pyes pse e vure buzëkuqin e kuq dhe fakti që ndaloj kërcimin ishte fakti se ajo mendoi se unë do e puthja në studio. Asaj i intereson karrigia, të vazhdoj emisionin deri në fund.