Leximi

Ajo është shumë e mëdhe se ai në moshë, do habiteni se sa herë e merr në telefon Macron gruan që dikur e kishte mësuese





“Sa kohë që jemi bashkë” është libri më i ri i botuar javën e kaluar nga gazetarja franceze Gawl Tchakaloff.

Në thelb, libri përbën një biografi të lidhjes martesore midis presidentit Francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte duke përfshirë citime prej tyre, bashkëpunëtorëve dhe miqve të përbashkët.

Pasi i ndoqi nga afër për një vit e gjysmë, e magjepsur nga historia e dashurisë Macron, zbulohen detaje të veçanta mes lidhjes së tyre, si për shembull fakti që Macron telefonon gruan e tij çdo orë e gjysmë.

Burime anonime pas çiftit iu hapën Tchakaloff duke e quajtur Brigitte ‘Zonjën e parë të përkushtuar ndaj suksesit të burrit të saj’ ndërsa risjell në vëmendje shfaqjen e tyre të dukshme publike në ditët e para të romancës së tyre kur Macron ishte ende në universitet. Ekskluzivisht me të ka biseduar edhe nëna e presidentit, Francoise Nogues, referuar miqësisë së saj me Brigitte.

Në një pjesë shkëputur nga libri, ajo i drejtohet Macronit: “Ju shkoni në shtrat pas një debati të plotë me gruan që është e dashuruar me ju. Ndonjëherë ajo është duke fjetur dhe nuk e dëgjon fare atë që po i thoni. Por shumicën e kohës ajo ju pret.”

Këshilltari special i presidentit Pierre-Oliver Costa, i cili punoi ngushtë me Brigitte Macron, në atë që njihet si “Madame Wing” e pallatit Elysee shpjegoi sesi Zonja e Parë është bërë thelbësore për punën e presidentit.

Edhe Brigitte citohet në libër: “Për sa kohë që ne jemi bashkë, gjithçka do të jetë mirë. Ne ishim me fat që u penguam mbi njëri-tjetrin. Lidhja jonë u krijua që nga dita e parë, si të ishte e qartë. Njerëzit nuk e kuptojnë, sepse shoqëria ka të bëjë me individualizmin”.

Macron says that Afghanistan must not be 'sanctuary for terrorism' again





MË TË LEXUARAT

To Top