Lajme

”Ajo fitoi në garën e madhe”/ Italiania ngre flamurin shqiptar

Lara Colturi, skiatorja italiane që garon për Shqipërinë ka dominuar garën në El Colorado. Kjo është fitorja e parë e sportistes italiane me flamurin shqiptar, që kur mori shtetësinë. Lara ka arritur të ngre Kupën e Amerikës së Jugut, duke lënë pas skiatoren argjentinase dhe atë meksikane.

Një pjesë e madhe e garave të tjera u shtynë për shkak të motit të keq.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale, duke thënë se ka ardhur koha që tashmë edhe në vendin tonë të ndërtohet infrastuktura e nevojshme për sportin e skive.

Mesazhi i Ramës:

KA DHE KËSHTU

Lara është një supertalent i pistës së skive, vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, me të dy prindërit të dashuruar pas Shqipërisë si edhe ajo vetë, e me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës

Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë.

MË TË LEXUARAT

To Top