Sokol Halili nuk pranoi t`i dorëzohej po lic isë pasi privoi nga jeta e ish-bashkëshorten dhe foshnjën në bark.
Ai i morri jeten vetes konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Para se Sokol Halili të privonte veten nga jeta në prani të Po licisë së Kosovës, kjo e fundit ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit.
Së fundi janë bërë publike letrat e Sokol Halilit.
Në fillim të letrës që ka siguruar gazetari, Unitet Berisha, Sokol Halili ka treguar se e ka privuar nga jeta me vetëdije Hamide Magashin.
Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.
Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj.
Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë… Ai këto letra ia la babait të tij.