Rozë

”Ajo kishte kaluar një trägjedi para të vija unë në jetë”/ Aktori rrëqeth me rrëfimin për nënën: Të kam lodhur

Aktori Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’ i ka emocionuar të gjithë me dedikimin që ka bërë për nënën e tij.

Ai rrëfeu se kishte lindur pas një trag jedie, ku prindërit e tij kishin humbur një fëmijë më parë. Këto dhe shumë sprova në jetë sipas Zenelajt e kanë bërë nënën e tij një femër shumë të fortë. Ai i premtoi se do qëndrojë pranë saj tashmë që vitet po kalojnë.

“Jam djali i madh. Ata kanë humbur një fëmijë përpara meje dhe unë isha djali që erdhi pas një humbjeje shumë të madhe. Mamaja ime ishte shumë e re dhe humbja e një fëmije në një moshë të tillë ishte shumë e dhimbshme.

Ardhja ime ka qenë një gëzim i madh, ka qenë një forcë shumë e madhe sepse mamaja ime ishte 17 vjeç. Dhe ma ka thënë një herë që ngrihesha natën dhe shikoja, të numëroja frymëmarrjet dhe unë për dreq kam qenë fëmijë shumë i lëvizur. Pra duhet të kishte lindur Erjoni përpara meje se ka qenë shumë i qetë. Këtu e lije, pas 4 orësh aty e gjeje.

Të kam lodhur, e di që të kam lodhur, por ti e di se sa shumë të dua sot dhe sa do të dua gjithmonë. Je një nga motivimet e mia në jetë. je një femër shumë e fortë, femër që jeta të ka përplasur me vështirësi shumë të mëdha, por tani që pak nga pak vitet e tua po ndjehen, do jem unë aty kështu që gjithmonë do të të dua shumë, të kam zemër”, tha ai.

q

MË TË LEXUARAT

To Top