Rozë

Ajo nuk po ia var fare, ja kush është këngëtari që është fiksuar pas Dua Lipës

Që pasi takoi Dua Lipën në “Sunny Hill Festival”, që u mbajt në Prishtinë muajin e kaluar, Azet është fiksuar me këngëtaren dhe ka bërë shpesh postime për të.

Azeti është fiksuar keq me Dua Lipën, por ajo s'po ja var

Fillimisht ai bëri një postim ku krahas fotove shkruante se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.

Disa ditë më vonë reperi publikoi në Instagram foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili duket i trishtuar dhe i janë ngulur disa shigjeta pas shpine. “Jam single përsëri”, shkruante reperi duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.

Ai i është rikthyer sërish kësaj teme së fundmi pasi në një intervistë virtuale që zhvilloi me ndjekësit dikush e ka pyetur nëse do ketë këngë me Duan. Azet është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër.

MË TË LEXUARAT

To Top