Gjinekologu, Shefqet Ulaj, në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” të T7 ka treguar se a do të mund të shpëtohet foshnja që ishte në barkun e 35-vjeçares, Hamide Magashi, e cila u privua nga jeta mbrëmë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.
Ai tha se nxjerrja e foshnjës nga nëna e pa shenja jete për herë të parë është bërë 100 vjet para Krishtit, derisa shtoi se edhe etika mjekësore e lejon këtë intervenim nëse konstatohet që nëna ka nder ruar jete e foshnja është gjallë.
“Nxjerrja e frytit nga mitra e nënës pa shenja jete është bërë për herë të parë 100 vjet para Krishtit.
Etika mjekësore lejon që nëqoftëse konstatohet që nëna ka humbur jeten e fryti është i gjallë, atëherë lejohet hapja e abdomenit dhe nxjerrja e frytit.
Mirëpo, situata e mbrëmshme, sipas Lulajt, ishte “dramë e vërtetë”. Ai thotë se i kupton kolegët që e kanë pasë të vështirë për t’u përcaktuar.
“Kjo ka qenë një dramë e vërtetë edhe për mjekët, në këto situtata të papritura ndoshta dikujt i ka shkuar ndërmend për të marrë një hap të tillë, por për t’u realizuar një ndërhyrje duhet të konstatohet se nëna pa shenja jete, fryti i gjallë.
Nuk e di a është mundur të konstatohet kjo mbrëmë në atë situat”, tha ai.
“Kur pritet një grua të nderroj jete dhe nuk ka shpëtim atëherë në situata kur një paciente është e shtrirë në spital është më lehtë për të vendos për këtë intervenim, por për një situtatë të tillë dramatike i kuptoj kolegët që e kanë pasë vështirë me u përcaktu”, deklaroi Lulaj në “Frontal”.
“Një prej mundësive të pakta ka ekzistu, por nuk është lehtë për me vendos për një intervenim të tillë.
E njëjta pyetje ish bo nëse nuk kish mujt me u realizu me sukses”.