Aktori i humorit, Donald Veshaj, vendosi t’i japDX fund lidhjes së tij të shumëpërfolur me këngëtaren Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë së Big Brother. Ai ka argumentuar se është më mirë që lidhjen e tyre ta shikojnë jashtë dhe të qëndrojnë vetëm brenda shtëpisë.
Teksa po fliste me modelen Beniada Nishani, aktori tregoi se nuk është dakord me fjalët që Beatrix Ramosaj ka thënë për sjelljen e tij dhe se ajo është “bërë bashkë me Arjolën dhe i është hedhur kundra.”
Donald Veshaj gjithashtu i tregoi më shumë Beniada Nishanit në lidhje me bisedën që pati me banoren e re, Egzona Rafunën. Aktori rrëfeu se ajo nëpërmjet një autoportreti që ai i kishte bërë vetes, zbuloi diçka që as ai vetë nuk e kishte kuptuar. Ai shtoi se nëse ish-e dashura e tij do ta kishte parë gjendjen e tij do të ishte aty me të.
Biseda e Donaldit me Beniadën
Donaldi: Ça ka këtu për lojë? Kur më është dashur mua t’i jap energji dikujt tjetër që nuk i kam dhënë Triksës?
Beniada: Unë nuk të kam parë të ftohtë me Triksën të them të vërtetën.
Donaldi: Arjola direkt tha të kam parë të ftohtë. Arjola që më mbrojti në fillim . Unë s’jam robot, s’jam klloun.
Beniada: Unë i thashë Arjolës, Donaldi niuk ka bërë asgjë dhe tha jo ai ka qenë pak më i ftohtë.
Donaldi: O shpirti kam edhe unë momente por kurrë s’kam qenë i ftohtë me Triksën.
Beniada: Duhet t’ja thuash këtë gjë Triksës.
Donaldi: Është gjatë gjithë kohës non-stop ashtu. Më duket sikur jam para jurisë, ça do bëj.
Beniada: Duhet të kesh një lidhje me një person, nuk është e thjeshtë.
Donaldi: Unë e kuptoj për gjërat që ka dhe se si ndihet.
Beniada: Thuaja dhe mos flisni me të tjerët për gjërat tuaja personale me Trikën. Thuaja Triksës.
Donaldi: Po edhe Triksa foli me Arjolën dje.
Beniada: E di por Arjola është ndryshe. Kur ke diçka kape direkt Triksën. Kape me shaka për ta çdramatizuar.
Donaldi: Po e bën një herë në tre ditë këtë gjënë ajo.
Beniada: Është shumë e ndieshme, ajo ka nevojë që të bësh pak psikoloun me Triksën.
Donaldi: Unë kam nevojë për psikolog për vete moj, tallesh ti?
Beniada: Jo se Triksa ka nevojë për psikolog, po ka nevojë për një person që ta qetësojë.
Donaldi: Atë po mundohem të bëj thjesht nuk po më del dot.
Beniada: Tani shko rriji afër.
Donaldi: S’kam pse ti rri afër tani, kam nevojë unë të qetësohem se s’mund të bëhesh me Arjolën ti të më hidhesh kundra mua. Se unë s’do ta bëja kurrë të njejtën gjë.
Beniada: Nuk t’u hodh kundër Triksa. Arjola e përqafoi, ajo ngeli e mpirë por nuk tu hodh kundër.
Donaldi: Kam qenë unë i ftohur me atë?