Rozë

Aktori i ‘Al Pazar’ bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vajza e tij

Aktori i Al Pazar, i cili është pjesë edhe e programit satirik Fake Off Ersiljano Xhelollari është bërë baba për herë të parë.

Në jetë ka ardhur vajza e tij, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ajza.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori i humorit, përmes një postimi në Insta Story.

“Hello world ❤️ sot u bekuam me një vajzë, Ajza erdhi !! Faleminderit Zot 🙏❤️❤️”, shkruan aktori krahas fotos së të voglës së tij.

Urimet nga kolegë e fansa kanë qenë të shumta dhe aktori i ka falenderuar te gjithe.

MË TË LEXUARAT

To Top