Aktori turk, Berk Atan, është bërë shumë i njohur edhe në Shqipëri me disa role kryesore ne seriale mjaft të suksesshëm. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin shqiptar “Qejfi më i madh se Stambolli”, i cili transmetohet në “Klan Kosova”.
Gjatë bisedës në studio, Berk foli për karrierën e tij, sukseset që ka arritur deri më tani e shumë të tjera. Ai nuk harroi të përmendte dhe origjinën e familjes së tij boshnjake. Berk tregoi se karrierën e tij në kinematografi e ka nisur në vitin 2013-të, por asokohe nuk dinte asgjë, as si të nder vepronte me kamerat e as si të fliste.
Më pas ai arriti kulmin e famës me rolin në serialin “Vajzat e diellit”. Gjatë karantinës ai bëri një pushim të vogël duke jetuar në Izmir.
“Po jetoj në Izmir për shkak të karantinës, kjo është vendlindja ime. Po qëndroj në shtëpi dhe dal vetëm kur është e rëndësishme. Përpara pandemisë jetoja në Stamboll. Çdo ditë bëj ushtrime, më pëlqejnë sportet. Më pëlqen të kaloj kohë më familjen, me miqtë sepse kur jam duke punuar jam shumë i zënë”, tregoi Berk muaj më parë.
Ai ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, por në fund i surprizoi të gjithë. Aktori i famshëm përshëndeti të gjithë fansat në gjuhën shqipe. “Të dua, Kosovë”, u shpreh aktori në shqip, duke ju dhënë kështu një mesazh të bukur gjithë fansave të tij shqiptarë.