Aktori i njohur komik amerikan Danny Devito ka zbuluar së fundmi ne nje interviste se të paktën një nga gjyshet e ka pasur arbëreshe.
Gjatë një interviste për një podcast, ai ka treguar se gjyshja ishte nga këndi në fund të Kalabrisë, që përballë detit ka Shqipërinë.
Vetëm në fund të jetës, kur ajo dergjej në shtrat, kishte mësuar se gjuha që fliste gjyshja nuk ishte italisht por një variant i shqipes: “Ajo fliste Geg”, ka thënë ai.
DeVito mund të njihet më shumë nga brezi i sotëm prej serialit televiziv “Është gjithmonë mot me diell në Filadelfia” (It’s Always Sunny in Philadelphia), por famën në publikun amerikan e fitoi me serialin televiziv “Taxi” (1978-1983).