Erkan Petekkaya, i njohur në Shqipëri në rolin e ‘Xhihan’ në serialin ‘Paramparça’, po kalon ditë zie.
Aktori i njohur turk ka humbur nënën e tij. Erkan e bëri vetë të ditur këtë lajm ku shkroi: Humbëm nënën time të dashur për shkak të sëmundjes Alzheimer nga e cila vuante prej 2 vitesh. Ju lutem lutuni për shpirtin e saj të bukur”.
Nëna e aktorit u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Prej dy vitesh ajo kurohej për sëmundjen e Alzheimerit.