Aktori i njohur turk Çağatay Ulusoy ose Sarp siç e njihni ndryshe nga seriali “I infiltruari” është një nga më të paguarit në Turqi, por ai është gjithashtu një nga biznesmenët më të suksesshëm të momentit.
Prej disa kohësh ai është duke bërë miliona para në shit-blerjen e pasurive të paluajtshme dhe vazhdon shitjet në kompaninë e tij të çajit. Kjo punë e dytë nuk e pengon atë nga xhirimet e serialeve të famshme turke.
Sipas mediave turke ai ka blerë një vilë në Çesme për vlerën e rreth 600 mijë Euro të cilën e ka rikonstruktuar me një pishinë të rinovuar totalisht dhe e ka shitur për një çmim disa herë më të lartë.
Në fshatin Kemerburgaz aktori ka blerë një shtëpi me vlerë 500 mijë Euro në të cilën do të zhvendoset për të jetuar, duke u bërë kështu komshi me aktorin tjetër Kıvanç Tatlıtuğ.
Në projektin e fundit ai do të paguhet rreth 28 mijë Euro për një episod të serialit të ri duke i lejuar vetes kënaqësinë e jetës luksoze dhe investimet në pronat e paluajtshme. Ai është fotografuar edhe në një jaht gjatë muajit Tetor të vitit të kaluar. Së shpejti aktorin do e shohim në serialin e ri “Yesilçam” për të cilin kanë nisur xhirimet.