Aktori turk Tolgahan Sayisman ka krijuar një lidhje të veçantë me Shqipërinë, nga bashkëshortja Almeda Abazi. Ai ka mësuar të flasë shqip dhe respektin për vendin tonë e tregon në çdo rast të mundshëm.
Sot, në 108-vjetorin e Pavarësisë, nuk ka munguar një urim nga Tolga. “Gëzuar 28 Nëntorin Shqipëria”, ka shkruar ai në rrjete sociale, shoqëruar me simbolet tona kombëtare.
Kujtojmë se Tolga dhe Almeda do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë, pasi moderatorja bukuroshe është në pritje të ëmbël.