Aktori i njohur i “Portokallisë”, Ledio Lako i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tregoi se ishte infektuar me Covid, por për fat të mirë tani e ka kaluar. Lako rrëfeu eksperiencën e tij me Covid-19 dhe tregoi se e gjithë familja u karantinua.
Me shaka Ledio u shpreh se ai është po njësoj, sërish pa flokë dhe me pak bark.
“Unë e kisha bërë tamponin, pasi babai im doli pozitiv me Covid-19. Më vonë edhe mami tha se nuk ishte mirë. Të shtunën më thotë vëllai se nuk jam mirë së bashku me familjen e tij.Tamponin e kisha bërë 2 herë brenda një jave. Por më thanë se do të rrija në shtëpi se isha në kontakt me persona të prekur nga Covid-19. Të hënën më morën në telefon se kisha dalë negativ, e gjithë familja pozitive.
Pas dy orësh më morën në telefon dhe më thanë se isha pozitiv. Kur mora lajmin isha në spital se kisha dërguar mamanë për të bërë një skaner. Lajmërova Top Channel, eprorët dhe gjithë kolegët”, u shpreh aktori i Portokallisë.
Lako ka rrëfyer se tamponin e ka bërë në shtet dhe i është dashur 5 ditë që të priste përgjigjen e tamponit. Ai tregoi se i kishte humbur shpresat se babai i tij mund ta fitonte betejën me Covid-19. Sipas tij, ai kishte qëndruar 8 ditë në shtëpi dhe 13 ditë në spital.
“Babai e ka kaluar shumë keq. Qëndroi 8 ditë në shtëpi, e më pas e shtruam në sanatorium. Janë treguar të gjithë të gatshëm që nga mjekët e deri tek infermierët. 13 ditë qëndroi në spital. Babai rr ezikoi jetën, ishim 50-50 për të mos thënë 60 për të ikur dhe 40 për qind për të jetuar. Isha i vetmi në shtëpi se mund ta humbja babanë. 76 vjeç, shumë aktiv. Por kisha fr ikë sepse i ra shumë imuniteti, trupi. Zëri i kishte ikur fare, diabeti ju shfaq, se nuk ka patur ndonjëherë”, tha Lako.