Rozë

Aktori me famë botërore shihet për herë të parë në publik që nga skandali në ‘Oscars 2022’ dhe e mira e madhe i ka ndodhur

Chris Rock është parë në Boston para pesë shfaqjeve që ai do të performojë përpara se të nisë zyrtarisht turneun e tij botëror “Ego Death”

Kjo shënon herën e parë që komediani është parë në publik pasi u g odit me shuplakë nga Will Smith në “Oscars”.

57-vjeçari u fotografua të martën (30 mars) në Beantown, i veshur me një këmishë të bardhë nën një xhaketë blu, pantallona sportive gri dhe një kapele të errët.

TickPick, një treg biletash, tha se shitjet e tij për “Chris Rock Ego Death World Tour 2022” – i cili fillon më 2 prill – janë rritur që nga inci denti tro nditës në “Oscars” të dielën e 27 marsit.

Rock u regjistrua në Ritz Carlton përpara shfaqjeve të tij në “The Wilbur Theatre”, raportoi NBC Boston.

Ndërkohë, biletat me çmimin më të ulët për shfaqjet e Bostonit janë rreth 125 dollarë (112 euro), me disa bileta që shiten deri në 1,350 dollarë (1,209 euro), sipas medias.

Rock ka dy shfaqje të planifikuara të mërkurën, dy të enjten dhe një të premten.

Të dielën, Smith, 53 vjeç, u fut në skenë dhe e go diti Rock-un pas një shakaje për gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

MË TË LEXUARAT

To Top