Aktorja turke Zeynep Tugçe Bayat i ka dhënë fund beqarisë.
Aktorja e njohur është martuar me aktorin Cansel Elçin.
Çifti janë bashkë prej 2 vitesh dhe vendosën që tani ishte momenti i duhur për t’u martuar. Ishin vetë ata që e dhanë lajmin e bukur duke postuar në rrjete sociale foto nga albumi i martesës, ku Zeynep shfaqet shumë elegante me fustanin e bardhë ndërsa Cansel me një kostum ngjyrë bezhë.
“Nuk e kisha menduar se do të takoheshim këtu rastësisht vite më vonë. Të dua shumë”-shkroi aktorja në një prej fotove të postuara. Zeynep është shumë e njohur në Shqipëri me rolet e saj si Gonxha në serialin “Endërr luleshtrydhesh” dhe Xhejda në serialin “A vjen më pas dashuria”.