Aktorja e njohur e serialit “Osmani”, Alma Terzic është në pritje të ëmbël. Lajmin e bukur e dha vetë ajo me një postim në Instagram, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
“Ne qeshim, ne qajmë. Ne e bëjmë kohën të fluturojë. Ne jemi miq të ngushtë. 4-muajshe”, shkroi aktorja.
Alma e cila luan rolin e Sofias në serialin “Osmani”, mori urime të shumta nga kolegët dhe miqtë. Aktorja është e martuar me regjisorin turk, Murat Saraçoglu.