Lajmet e fundit në mediat turke i trishtuan fansat e Neslihan Atagul. Kjo e fundit e cila kishte humbur peshë kohët e fundit, u dërgua me urgjencë në spital muajin e kaluar.
Aktores 28-vjeçare iu desh të hiqte dorë nga drama ku ajo po merrte pjesë ‘Vajza e ambasadorit’ duke thënë për fansat: Trupi im nuk është tolerant, kam nevojë për pak pushim.”
Mediat turke raportuan se gjendja e saj është aq serioze saqë ekziston edhe rr eziku i v dek jes.
Aktorja vuan nga koliti spastik dhe doktorët turq paralajmërojnë se gjendja e Neslihan është shumë serioze dhe se duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimin, duke përjashtuar ato që përmbajnë gluten.
Dhe së fundmi aktorja është parë së bashku me bashkëshortin e saj aktorin e njohur Kadir Dogulu.
Duke folur për shëndetin e saj, 28 vjeçarja u shpreh: ‘Siç e shihni unë jam mirë, por kur bëj dy hapa lodhem.Por kam fillaur të përfshihem në aktivitetet e përditshme’. Kujtojmë që ajo u zëvëndësua në serialin ‘Vajza e ambasadorit’ nga aktorja tjetër e njohur turke, Tuba Buyukustun.