Rozë

Aktorja Ornela Muti merr dhuratën e madhe nga Veliaj dhe i tha: Erioni është shumë i veçantë

Aktorja ikonë e kinemasë italiane, Ornella Muti, ka vizituar këto ditë Tiranën, për të cilën u shpreh se vitet e fundit, ashtu si edhe Shqipëria, ka pësuar një ndryshim të madh.

Ornella Muti splendid on Instagram: the betrayal with Celentano is forgotten – World Today News

Ajo zhvilloi edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi asaj simbolin e kryeqytetit, “Kullën e Sahatit”. Aktorja italiane nuk i kurseu fjalët e mira për shqiptarët, të cilët e njohin përmes filmave ikonë të saj me të madhin Adriano Çelentano.

“Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është shumë i veçantë. Tani mendoj se je vërtet i tillë, prandaj jam shumë e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju, plot ide të mrekullueshme. Herën e parë që kam ardhur në Tiranë kam qëndruar shumë pak, por tani shoh se qyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor.

Kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen asaj, për kontributin në kinematografi dhe për emocionet që i ka dhuruar të gjithë shqiptarëve, sidomos para viteve ‘90.

“Kjo është Ora e Tiranës, të cilën po ju’a dhuroj. Është kilometri zero i Shqipërisë. Të gjitha distancat maten nga Ora e Tiranës. Dhurata më e çmuar që mund të të bëjë dikush është koha – koha që kemi jetuar, koha kur krijojmë miqësi, koha kur rritemi. Ju’a dhuroj edhe në kujtim të një kohe kur unë isha ende fëmijë, kur ne shqiptarët bënim marifetet me antenat të krijuara vetë, vetëm për të parë filmat tuaj. Të falenderoj për të gjitha kujtimet e bukura”, tha Veliaj.

Gjatë vizitës së saj, aktorja e njohur vizitoi disa nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit dhe u njoh më nga afër me ndryshimet në Tiranë.

Ornella Muti - Wikimedia Commons

Ornella Muti senza veli a 65 anni: la foto pubblicata dalla figlia Naike Rivelli

MË TË LEXUARAT

To Top