Aktorja indiane Shrenu Parikh, e njohur si “Gori” nga seriali “Bixhoz me dashurinë”, është shëruar nga Covid-19.
Aktorja u infektua me virusin pak ditë më parë dhe lajmin e dha vetë ajo përmes rrjeteve sociale.
Madje aktorja u shtrua në spital ku mori mjekim. Në një postim në Instagram “Gori” i lutej fansave të respektonin masat dhe të tregonin kujdes.
Në postimin më të fundit, aktorja ka treguar se në testin e fundit ka dal negative dhe është shëruar.
“Po bëj paqe me gjithçka më ka ofruar 2020. Më në fund testova negative. Gjëra të tmerrshme po ndodhin prandaj nuk kam mundur t’ju jap informacion. Le të jemi të fortë…Është e vështirë, por duhet ta kalojmë edhe këtë”-shkruan aktorja.