Aktorja turke shumë e dashur për shqiptarët, Ozge Ozder, e njohur nga roli i ‘Emelit’ në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”, është në pritje të ëmbël.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave 42-vjeçarja e ka ndarë lajmin me miqtë saj. Ozge do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë.
Dy vite më parë ajo u kurorëzua në martesë me këngëtarin Sinan Guleryuz dhe çifti janë shumë të lumtur që do të bekohen me fëmijë.