Lajme

AKU bëri thirrje për mos t’i konsumuar, shqiptari që importon ”Wudy”: Unë e ha para jush

Përfaqësuesi i kompanisë “Frigo Food”, e cila ka ekskluzivitetin e importimit të produkteve “Wudy” në Shqipëri, Sokol Meqemeja, ka reaguar një ditë për vendimit të AKU-së, duke theksuar se ë gjitha produktet “Wudy” janë të sigurta.

Gjatë një deklarate për mediat Meqemeja, ju ofroi siguri qytetarëve, ndryshe nga sa dejklaroi AKU, duke thënë se asnjë produkt i “Wudy” nuk është i rre zikshëm.
Po ashtu, tha se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

Për të dëshmuar sigurinë e këtyre produkteve ai konsumoi live një salçiçe “Wudy”.

“Përtej dokumentave zyrtare, kompania ‘Frigo Food’ mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Wudy që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte “Wudy”, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar”, theksoi ai.

MË TË LEXUARAT

To Top