Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka a kuzuar djalin e Presidentit Joe Biden se është i përfshirë në menaxhimin e laboratorëve të zhvillimit të arm ëve biologjike në Ukrainë, (veçanërisht antraksin), së bashku me miliarderin George Soros. Peskov u shpreh se Rusia do të kërkojë shpjegime për përfshirjen e mundshme të Hunter Biden në këto laboratorë.
Sipas Daily Mail, akuz at e Moskës ndaj Hunter Biden vërtetohen në disa emaile që gjenden në kompjuterin e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Emailet që Daily Mail publikon në faqen e saj zbulojnë rolin e djalit të presidentit në sigurimin e miliona dollarë fonde për Metabiota, një kompani e specializuar në kërkimin e sëmundjeve që shkaktojnë pandemi dhe që më pas mund të përdoren si ar më. E-mailet shpjegojnë se Hunter Biden e prezantoi Metabiota-n me një kompani ukrainase të gazit, Burisma, për një “projekt shkencor” lidhur me laboratorët e biosigurisë në Ukrainë.
Në këto email-e pasqyrohet qartë sesi Hunter dhe kolegët e tij diskutojnë me emocion për monitorimin e të dhënave mjekësore nga kompania dhe si kjo mund të bëhet një mjet thelbësor për qeveritë dhe kompanitë që kërkojnë të dallojnë shpërthimet e sëmundjeve infektive. Emailet tregojnë se Hunter ishte gjithashtu veçanërisht i përfshirë në operacionet e Metabiota në Ukrainë.
Aktiviteti i Hunter Biden kishte rënë në sy të një ish-oficeri të CIA-s.