Rozë

Alban Skënderaj rrëfen momentet më të trishta të jetës: Kur mora vesh që kisha nënë sëmurë dhe kisha vëllanë shtirë në spital

Alban Skënderaj ka rrëfyer si rrallëherë disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.

Alban Skënderaj paralajmëron projektin e ri: Je spirance në detin tim. Je  kripë e verës time – Balkanweb.com – News24

Në një intervistë ndryshe sonte në “A Live Night”, kantautori ka thënë se momenti kur mori vesh se nëna e tij vuante nga një sëmundje të pashërueshme, ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai mësoi se edhe Miriami ishte shtatzënë, por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aks id ent të rëndë, për pasojë qëndroi tri javë në koma.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time”.

“Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lidhur, pëson një ak s ident shumë të rëndë, dy-tre javë në ko ma”.

“Miriami ishte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në ko ma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm”.

“Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e tetë, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rënde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, ka rrëfyer këngëtari.

Alban Skënderaj në ditë të vështira emocionalisht

MË TË LEXUARAT

To Top