Këngëtarja shumë e dashur pr publikun shqiptar, Albërije Hadërgjonaj, feston sot ditëlindjen.
Ndër personat e parë që e ka uruar këngëtaren ka qenë vajza e saj Anxhelina, e cila në një postim në InstaStory na ka shkrirë zemrat të gjithëve me fjalët drejtuar të ëmës.
“Gëzuar ditëlindjen mamasë time të mrekullueshme! Vetëmohueses, më të dashurës dhe më të bukurës si brenda dhe jashtë! Të dua me gjithë zemër dhe shpirt!”- shkruante Anxhelina për të ëmën.
Jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush sot Albërija?
Megjithëse s’duket fare për moshën që ka, po ju tregojmë se këngëtarja është sot 45 vjeç dhe e dimë që është shumë e vështirë për t’u besuar, për shkak të freskisë së saj në pamje.