Rozë

Alketa Vejsiu flet si rrallë herë dhe i tregon të gjitha: Respekt për veten time kam nisur të kem kur Dritan Hoxha më…

Hera herës, Alketa Vejsiu ndan kohën e lirë me ndjekësit në ‘Instagram’, duke ju përgjigjur pyetjeve të shumta të tyre. Një prej tyre ka qenë se sa vjeç ka qenë kur ka rënë në dashuri për herë të parë.

“15”, ka shkruar Alketa, ndërsa më tej ajo i është përgjigjur edhe pyetjes se kush ka qenë personi që e dalloi që vlente për çdo gjë dhe tha se ajo do bëhej shumë e suksesshme.

“Tani i Top Albanias (Dritan Hoxha). Isha 14 vjeç në audicionin e parë në Top Albania Radio. Më mori direkt në punë.

I thoshte të gjithëve kam dy 14 vjeçar, Alketën dhe Dj Aldon që janë “ufo” në tansmetim. Ashtu ishim dhe në pamje asokohe në fakt. Vera Grabocka 17 vjeç, nuk u ndamq kurrë prej 20 vitesh”, është përgjigjur moderatorja.

Një nga fansat e ka pyetur se sa herë në ditë, i thotë vetes se ka boll lekë, prandaj duhet ta lëre tv. “Dashuritë dhe pasionet nuk blihen me para! Do punoj sa të kem forcë”, u përgjigj moderatorja. Kujtojmë që ajo është marr edhe me muzikë, kur ka qenë në fillimet e karrierës. Në atë kohë, Alketa realizoi disa hite që dëgjohen ende sot.

Vitin e kaluar Alketa Vejsiu realizoi një ëndërr të fëmijërisë, duke u ngjitur në skenën e festivalit më të madh të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo ishte në mesin e 10 prezantueseve të Sanremo 2020, që u bënë pjesë e këtij festivali gjatë netëve të ndryshme. Prezantuesja shqiptare u shfaq në natën e tretë të festivalit, krah Georgina Rodriguez dhe Amadeus.

MË TË LEXUARAT

To Top