Rozë

Almeda Abazi bëhet teze për herë të parë/ Motra e saj ka lindur vajzë

Almeda Abazi ka fituar epitetin e tezes, motra e saj, Ilda, ditë më parë ka sjellë në jetë vajzën.

Lajmin e kanë bërë të ditur për publikun disa ditë me vonesë përmes një fotografie të Ildës me vajzën dhe bashkëshortin e saj, basketbollistin e njohur Kenan Sipahi.

Çifti kanë vendosur ta quajnë vajzën Keila, Ilda dhe Kenani janë martuar në korrik të 2021-ës në një ceremoni luksoze në Stamboll.

Kenani është një ndër basketbollistët më të mirë turk, i lindur e i rritur në Prishtinë.

MË TË LEXUARAT

To Top