Rozë

Alvisa dhe Bashkimi dolën çift nga ”Për’puthen”/ Arjan Konomi bën komentin epik: Kam akoma dyshime unë…

Në puntatën e “Për’Puthen Prime”, konkurrenti Bashkim Saiti i bëri një propozim romantik Alvisës, për të cilën ishte deklaruar tashmë.

Ai i propozoi konkurrentes që të dilnin nga emisioni si çift dhe ta vazhdonin historinë e tyre jashtë, dhe mori përgjigje pozitive nga ana e saj. E gjithë situata nuk kishte shumë vend për komente nga ana e çiftit, por nuk kanë munguar komentet dhe opinionet e të tjerëve.

Elona dhe Fatma ishin të ftuarat si opinioniste në Prime. Elona e ka mbështeti çiftin, madje propozoi të jetë dëshmitare në dasëm bashkë me Albin. Ndërsa Fatma nga ana tjetër uroi që çifti të ushqejë ndjenja të vërteta.

“Unë pavarësisht se përrallat më kanë pëlqyer gjithmonë, i kam vlerësuar, por çfarë të them? Kam atë përshtypjen se mos ngase unë i kam kritikuar, i kam shtyrë dhe fakti që këta janë këtu sot një përqindje më përket dhe mua. E nëse do dalin dhe do ketë momente krize mes tyre unë jam i gatshëm të shkoj prap. Dyshimet e mia qëndrojnë dhe më mirë të them që mendoj se nuk do zgjasin shumë. Uroj të më zhgënjeni dhe të tregoni që ka diçka mes jush.

Alvisa një vajzë e zgjuar, dua të shkruaj një libër për ty, nëse ma lejon, për historinë tënde. Ndonjënherë them pse populli thot që këta djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, ja Bashkimi na doli me fat”,- tha Arjani.

MË TË LEXUARAT

To Top