Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov ka dhënë një deklaratë për mediat pasi mëngjesin e sotëm, Vladimir Putin urdhëroi nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë.
Ambasadori u shpreh se është mbyllur hapësira ajrore ndërsa kufijtë perëndimorë vijojnë të jenë të hapura. Ndër të tjera tha se përveç sanksioneve kanë bërë kërkesë për ar mati me dhe ndihmë financiare. Ndërsa qeverisë shqiptare i kanë bërë kërkesë për ndihmë me be nzinë dhe lëngje të tjera.
Është shpallur gjendje ush tarake në gjithë territorin e Ukrainës, është mbyllur hapësira ajrore e saj, kufijtë perëndimorë vijojnë të jenë të hapura dhe punojnë nën regjimin ë sigurisë së lartë. Në kufi të Ukrainës në kufi me Bjellorusinë dhe Rusinë vazhdojnë veprime luf tarake. Me vendimin e datës 24 shkurt janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti i Ukrainës projektligjin për mobilizimin e përgjithshëm us htarak.
Aktualisht mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri , kryetari i parlamentit dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, ministri i Mbrojtjes, Ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, përfaqësimi i kryesisë së OKB-së në Shqipëri gjithashtu dhe kryetarët e partive, populli i Shqipërisë në mënyrë masive po shpreh mbështetjen për Ukrainën dhe ju falenderoj për këtë.
Ambasadori: Aktualisht në po bëjmë thirrje për sanksione te rrepta dhe diskutime direkte nga të gjitha organizatat me ndikim me agresorin rus.
Pyetje: Përveç sanksioneve do të kërkoni dhe ndihmë ushtarake?
Ambasadori: Po, përveç sanksioneve ne kemi bërë një kërkesë për armatime por gjithashtu dhe për ndihmë financiare. i Kemi bërë kërkesë edhe qeverisë shqiptare për ndihmë me b enzinë dhe lëngje të tjera të tilla.