Ditën e djeshme menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës në praninë e presidentit Trump, qarkulloi me shpejtësi një lajm sipas të cilit SHBA kishte premtuar se do të hiqte vizat për shtetasit e Kosovës.
Madje ish-zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nëpërmjet një twitti e ka konsideruar punë të kryer këtë gjë, duke dhënë edhe afate kohore se kur do të ndodh heqja e vizave
Por ditën e sotme Emisari Special i Presidentit Donald Trump për marrëveshjen Serbi-Kosovë, Richard Grenell, po nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Twitter e ka përgënjeshtruar lajmin në fjalë dhe vetë Petrit Selimin, i cili gjithashtu ka thënë se përveç heqjes së vizave SHBA përmes një granti për Kosovën të mundësojë ndërtimin e një tubacioni të gazit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të sjell gazin jo-rus afër Ballkanit.