Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten dy projektligje që vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Ky fakt u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.
Sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për pushtimin e vazhdueshëm vd ekjeprurës të Ukrainës nga Rusia dhe hera e parë që sanksionet në përgjigje të lu ftës vijnë nga Kapitol Hill.
Një prej projektligjeve pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet duke i hapur rrugën tarifave më të larta për importet prej tyre. Tjetri ndalon importet e energjisë nga Rusia, duke përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror, raporton CNN.
Senati miratoi njëzëri dy masat të enjten në mëngjes. Ndërsa Dhoma votoi me shumicë dërrmuese për miratimin e legjislacionit, projektligjet u përballën me më shumë kundërshtime atje.